Aksionin e paligjshëm të IKMT nuk e ndal as orari zyrtar, urdhër nga Tirana për të shkallmuar plotësisht sot pistën e ‘Prestige Resort’

Shqipëria

Aksionin e paligjshëm të IKMT nuk e ndal as orari zyrtar, urdhër nga Tirana për të shkallmuar plotësisht sot pistën e ‘Prestige Resort’

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne dhe deri më tani që ora ka kaluar 17:00, fadromat dhe matrapikët e rëndë të arsenalit të IKMT-së, nuk janë ndalur së vazhduari aksionin e tyre të paligjshëm për shembjen e disa strukturave në “Prestige Resort”.

Në sulmin e paprecedentë që vijon prej së premtes dhe që s’ka ndalur as në ditën e pushimit për nder të shenjtërimit të “Nënë Terezës”, janë shkatërruar plotësisht dy pishinat në ambientet e jashtme, por edhe pista e “Prestige Resort”, ndërtimin e së cilës e kishte propozuar vetë kryeministri Edi Rama.

Sipas gazetarit Osman Stafa, i cili ka raportuar live nga Golemi shqetësimet që ju ka shkaktuar turistëve në zonë dhe veçanërisht pushuesve të huaj dhe vendas, ky aksion i IKMT-së, ditën e sotme pritet që matrapikët të vazhdojnë punën përtej orarit zyrtar.

Qëllimi i tyre është që ta përfundojnë sot prishjen e pistës, duke e shkallmuar plotësisht atë edhe pse për 4 ditë me radhë kanë dhuruar një shfaqje negative për pushuesit, që ka nxirë imazhin e turizmit shqiptar në mediat e huaja.

Sipas burimeve, urdhri për të tejkaluar orarin e punës, ju ka ardhur punonjësve të IKMT-së nga Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat