Dita nis me kthjellime, temperaturat pritet të shkojnë deri në 26 gradë! Si parashikohet moti për këtë të dielë

Shqipëria

Dita nis me kthjellime, temperaturat pritet të shkojnë deri në 26 gradë! Si parashikohet moti për këtë të dielë

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit deri në orët e pasdites.

Më pas pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë, por më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat