Qytetarët e Tiranës zhvaten çdo ditë nga gjobat e palaçove të policisë bashkiake

Shqipëria

Qytetarët e Tiranës zhvaten çdo ditë nga gjobat e palaçove të policisë bashkiake

Më: 7 prill 2023 Në ora: 22:03
Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka deklaruar se gjobat e shumta që u vihen qytetarëve të Tiranës në lidhje me parkimit të makinave, janë kthyer në mjet zhvatjeje.

Në një postim në rrjetet sociale ka propozuar se mënyra se si këto gjoba të marrin fund, duhet të ketë në përgjysmim të tarifave të parkingut në kryeqytet.

Postimi i plotë:

Duhet të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tirane dhe te marrin fund gjobat masakruese per parkingun!
Gjobat pafund ne çdo ore te ditës dhe te natës janë burimi i zemërimit shumë shume të madh të mijëra qytetarëve të të gjitha kategorive.

Qytetarët e Tiranës të cilët mezi nxjerrin leket e ditës se punës, gjejnë cdo dite ne xhamat e makinave gjobat pa fund te këtyre palaçove të policisë bashkiake. Gjoba qe jua bejne zero ato pak para qe fitojne me aq mund e djerse.

Këto gjoba janë kthyer në një tmerr për qytetarët e Tiranës, të cilët zhvaten dhe grabiten çdo ditë nga Bashkia e Tiranës, e cila nga ana tjetër vijon të paguajë për inceneratorin që nuk ekziston dhe plerat qe vetëm groposen ne menyre primitive.
Tarifat që qytetarët paguajnë çdo orë për parkingun e makinave të tyre në Tiranë janë një ngarkese ekonomike e rende për ta dhe këto tarifa duhet të përgjysmohen pas 14 Majit.

Ky problem i gjobave dhe parkingjeve është bere kritik në Tiranë.

Përgjysmimi I tarifave të parkingjeve dhe eleminimi I kësaj klime të përbindshme gjobëvënësi ndaj qytetarëve të Tiranës duhet të marrë fund më 14 Maj.

Vetëm në vitin 2021 ishin vendosur nga Policia Bashkiake e Erion Veliajt 330.000 gjoba, gjashtëfishi I gjobave që vë Policia Rrugore.
Boll më. Kjo situate merr fund ne 14 maj!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat