“Më përkëdhelte në sup, më quante vogëlushe”- studentja shqiptare flet për ngacmimet seksuale

Shqipëria

“Më përkëdhelte në sup, më quante vogëlushe”- studentja shqiptare flet për ngacmimet seksuale

Më: 10 prill 2023 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Temë e emisionit Goodmorning Albanians, në Euronews, ishin ngacmimet seksuale në vendin e punës.

E ftuar në studio, studentja Megi Stambollaxhiu rrëfeu rastin e një ngacmimi seksuar të ndodhur 1 vit më parë kur ajo ishte 19-vjeçe.

Sipas saj menaxheri i firmës ku punonte e përkëdhelte nw sup dhe i thoshte vogëlushja e grupit. Ajo shtoi se me diplomaci dhe mirësjellje mundohej të ruante distancën, por kjo gjë nuk respektohej nga pala tjetër.

“Mua më ka ndodhur në vendin e punës ku kam qenë përpara një viti dhe ka ndodhur me menaxherin. Ishin këto epitetet që vendoseshin me përkëdheli ndoshta dhe prej moshës, se isha më e vogla e grupit, isha 19-vjeç. Disa epitetete të tipit vogëlushja e grupit, ose vinte përkëdhelte te supi. Gjëra që më bënin që unë mos të ndihesha rehat. Unë jam tip shumë kundër prekjeve fizike dhe një përqafim me zor e jap. Shmangiet e mia dhe ato fjalët “të lutem mbajmë këtë distance”, ishin kërkesa për një farë distance me diplomaci por që ishte e pakuptueshme nga pala tjetër. Të njëjtin problem kishin dhe shoqet e mia, pra ishte një problem i përbashkët”, tha studentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat