Socialistët nisin fushatën me mbjelljen e 61 pemëve

Shqipëria

Socialistët nisin fushatën me mbjelljen e 61 pemëve

Më: 11 prill 2023 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Partia Socialiste ndez motorët e fushatës elektorale mbrëmjen e kësaj të marte.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Edi Rama pritet nga Tirana të japë mesazhin e tij të parë elektoral drejtuar socialistëve. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke cituar burime nga PS, thotë se çelja e fushatës do të mbledhë në Tiranë të 61 kandidatët për kryetarë bashkie.

Ata do të mbjellin 61 pemë në lulishten pranë Sheshit Skënderbej. Më pas kryesocialisti Edi Rama do të ketë një fjalim.

Kryesia Socialiste javën e shkuar miratoi strategjinë e fushatës. Socialistët nuk do ta nisin fushatën me mitingje të formatit të madh. Çdo takimi elektoral do t’i paraprijë mbjellja e pemëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat