Berisha: Veliaj për qëllime personale në Teheran, këtu po hyjnë para të Iranit

Shqipëria

Berisha: Veliaj për qëllime personale në Teheran, këtu po hyjnë para të Iranit

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:52
Sali Berisha

I ftuar në emisionin “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e bashkisë Veliaj se në vitin 2008 ka zhvilluar vizitë në Iran dhe se në çështjen e inceneratorëve sot, janë përfshirë para të Iranit. Berisha tha se kjo vizitë ka qenë për qëllime personale dhe se në atë kohë ka ngjallur shqetësim.

A e dini që Veliajn 67% e shqiptarëve e quajnë fallsitet, vjedhës, gënjeshtar plus edhe tani i ka dalë afera e Iranit që është një aferë shumë e rëndë. Jo vetëm ka qenë, por është marrë edhe në pyetje. Shkuarja e tij në Iran ka ngjallur shumë shqetësim në ata që e kanë diktuar se ai bënte vizitë dhe që na informuan ne në 2008-ën. Ai ka shkuar dhe ka ngjallur shqetësim. Veliaj është pyetur për vizitën e tij në Iran, por problem është që pas kaq vitesh dalin pronari i inceneratorit të Tiranës, i lidhur me ish-komandantin e pas Daranit. Unë këtu ka ca foto. Paratë e Iranit po hyjnë në Shqipëri. Erion Veliaj ka shkuar strikt për qëllime personale, sepse një lidhje e fortë e ka çuar atë në Teheran në mënyrë të përsëritur.

E paralajmëroj se mirë është që të bëjë transparencën. Ajo që më shqetëson është se na u kthye djegësi në Teheran tani dhe se zotëria italian nga Dubai informoi shqiptarët se hekurishtja që ishte blerë në Kostancë po paguhej me para të Iranit. Ata që firmosën kontaktën për Tiranë, ata deklaruan se do të investojnë 130 milionë Euro, ata nuk kishin asgjë. Ata kanë gjetur si rrugë kryesore për të kërkuar para tek MAPNA e Iranit sepse ish-presidenti i saj është i lidhur me shtetin. Dyshimet është se këtu po hyjnë para të Iranit sepse këta që kanë marrë për ta ndërtuar inceneratorin nuk kanë para. Unë jam këtu për interesin e vendit tim.

Ekzistojnë të dhënat se para të Iranit po hyjnë në Shqipëri. Ky shkonte dhe vinte në Teheran në 2007 dhe 2008, se pse shkonte nuk e di. Kompania ka në kontratë se do të investojë 130 milionë Euro, por nuk i ka dhe ata i janë drejtuar Iranit. Këto që unë po them janë 100 për qind të vërteta. Angazhoi shërbimet iraniane për të fallsifiuar lajmet që i kanë bërë disa herë, Erion Veliaj ka një problem madhor”, tha Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat