E zbulon Spahiu: Pse Bill Klinton shkon vetëm në Tiranë dhe jo në Prishtinë?

Shqipëria

E zbulon Spahiu: Pse Bill Klinton shkon vetëm në Tiranë dhe jo në Prishtinë?

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 17:24
Bill Klinton

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Bill Klinton do të vijë në Tiranë më 4 korrik për të dhënë një mesazh për Kosovën.

Sipas tij, nuk do të jetë në Prishtinë sepse kryeqyteti i Shqipërisë shihet si më i vlerësuari nga aleatët perëndimorë.

Spahiu tha se Tirana në sytë e ndërkombëtarëve ka ditur të ruajë balamcat në kohën e krizave rajonale.

“Ajo çfarë është e veçantë në gjithë vizitën e Klinton është që shfaqet për herë të parë pas një krize në çështjen shqiptare dhe krizë që lidhet me  sovranitetin e veriut të Kosovës, shfaqet njeriu që në Kosovë njihet si Ismail Qemali i shqiptarëve, por për pavarësinë e shtetit të dytë të shqiptarëve , të Kosovës,” – u shpreh juristi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat