Defekt në rrjetin elektrik në Elbasan! Këputet linja e tensionit të lartë, qytetarëve të Bradasheshit iu rrezikohet jeta

Shqipëria

Defekt në rrjetin elektrik në Elbasan! Këputet linja e tensionit të lartë, qytetarëve të Bradasheshit iu rrezikohet jeta

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Në Bradashesh, qytetarëve të zonës iu është rrezikuar vërtetë jeta, pasi linjat e tensionit të lartë janë këputur duke rënë shumë pranë zonës së banuar.

Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se shkak për këputjen e linjës së tensionit të lartë është bërë amortizimi dhe moti i nxehtë.

Drejtoria e OST-së njoftoi për Top Channel se fidrat 6 dhe 13 në Gracen janë të çkyçur dhe do të tokëzohen për çështje sigurie, me qëllim riparimin e përcjellësit të këputur nga ana 110 kë.

Sipas të dhënave rreth një mijë e 766 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në zonat Bradashesh, Balldren, Jetesh, Petresh, Gracen, Pajenge, Bizhutë, Tërbaç, si dhe fshatrat Shijon, Reçan, Dopaj, Mamël, Shtemaj, Shëngjin, Jarakullak dhe Ulëm të njësisë administrative Gracen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat