Një deputet dhe ministri i Brendshëm të larguar! Basha: Ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë vetëm me rrokadë emrash

Shqipëria

Një deputet dhe ministri i Brendshëm të larguar! Basha: Ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë vetëm me rrokadë emrash

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 00:01
Lulzim Basha

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë vetëm me rrokadë emrash.

Ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë thjesht dhe vetëm me rrokadë emrash. Ajo nuk është një rast i izoluar, të tilla ka përditë, ku me arrogancë të pushtetshmit e Edi Ramës dhunojnë qytetarët, familjet, bizneset, gazetarët dhe opozitarët. Por dhunuesi më i madh prej vitesh është vetë qeveria e ndërtuar mbi lidhjet e saj me krimin i cili sot e kontrollon kokë e këmbë.

Per sa kohë Edi Rama, njeriu që  përfaqëson, lidh dhe mbron interesat e krimit dhe oligarkisë do ta drejtojë qeverinë, ngjarje të tilla do të vijojnë të jenë të përditshme, pjesa më e madhe fatkeqësisht jashtë vëmendjes mediatike. Largimi i Çuçit dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet në duart e klaneve kriminale. Prandaj është jetike ndarja e politikës nga krimi, lufta kundër korrupsionit dhe vetingu i politikaneve. Vetëm kështu parlamenti dhe qeverisja do të pastrohen dhe kthehen në shërbim dhe jo dhunim të qytetarëve”- tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat