Gazetarja Hoxha del me paralajmërimin e fortë: Së shpejti do të kemi zyrtarë të tjerë të arrestuar

Shqipëria

Gazetarja Hoxha del me paralajmërimin e fortë: Së shpejti do të kemi zyrtarë të tjerë të arrestuar

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 08:44
Anila Hoxha

Gazetarja Anila Hoxha ka paralajmëruar dje se çështjen e ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj, ka hapur edhe çështje të tjera të koncesioneve.

Në një intervistë për mediat, ajo tha se kutia sapo është hapur, pasi mund të ketë edhe emra të tjerë zyrtarësh të larët të përfshirë përveç Ahmetajt.

“Është interesant fakti, Damian Gjiknuri është person në verifikim në SPAK për shkak të këtyre e-maileve, është për këtë çështje, Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë vazhdojnë të jenë nën verifikim. Nesër në rast se parlamenti voton, me shumë mundësi që t’i japë kartonin jeshil vullnetit të SPAK për të lejuar të shkojë në Gjykatën e Posaçme nuk është surprizë që përveç Arben Ahmetaj të ketë edhe shumë emra të tjerë, zyrtarë të nivelit zbatues apo edhe biznesmenë, të cilët konsideron të përfshirë dhe implikuar në këtë aferë, për të cilët do të kërkohet masë sigurie. Di të them që kutia sapo është hapur, për çështjen jo vetëm të inceneratorëve, por aktualisht në SPAK sipas burimeve janë hapur edhe çështje të tjera koncesionesh”, deklaroi ajo.

Ndërkohë gazetarja Anila Hoxha është shprehur se ish zv/kryeministrin, Arben Ahmetaj u ‘tradhtua’ nga telefoni blackberry që mbante.

“Menjëherë pasi ndodhi denoncimi publik  investigimi i gazetarëve të Inside Story, pak orë më vonë me kërkesë të Altin Dumanit dhe Enkelejda Millonait, agjentët e BKH-së, që duhen FBI-ja shqiptare, aty është instaluar një bërthamë elektronike, se diskutimi është si është e mundur të zbërthehet një telefon blackberry. Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Izraeli, një nga bërthamat më të investuar nga amerikanët dhe BE. Agjentët e BKH janë trajnuar, ajo që thotë populli shqiptar e kap me lepur e me qerre. Të pandehurit e të dyja dosjeve gjithmonë kanë thënë përse çështjet nuk bashkohen”, nënvizoi gazetarja Anila Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat