Shkarkohet ministrja e financave Delina Ibrahimaj

Shqipëria

Shkarkohet ministrja e financave Delina Ibrahimaj

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:54
Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është shkarkuar ditën e sotme nga detyra pas mbledhjes së Qeverisë.

Lajmi është bërë me dije nga burime ekskluzive për Top Channel, pak para mbledhjes të Asamblesë së PS, ndërsa ende nuk dihen arsyet dhe kush do ta zëvendësojë në këtë post.

Ibrahimaj  mori detyrën si ministre e Financave dhe Ekonomisë në shtator të vitit 2021.

Në vitin 2019 deri në vitin 2021 ajo ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Në periudhën 2016-2019 ajo ishte në krye të Institutit të Statistikave dhe në 2015-2016 koordinatore për Çështjet Financiare dhe Ekonomike në Kryeministri.

Në periudhën 2011-2015 ajo ka punuar si ekonomiste pranë Bankës së Shqipërisë.

Ibrahimaj është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Bocconi të Milanos, ku ka përfunduar edhe studimet në nivelin master. Në vitin 2015, ajo ka mbrojtur Doktoraturën për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat