Shkrumbohet sipërfaqja me ullishte në Berat, rrezikohet banesa

Shqipëria

Shkrumbohet sipërfaqja me ullishte në Berat, rrezikohet banesa

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Një zjarr i papritur ka rënë në një ullishte në fshatin Lapardha, në Berat.

Flakët e favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi drejt sipërfaqes me shkurre e ullishte. Mësohet se vatra e zjarrit ka rrezikuar edhe një banesë. Në vendngjarja kanë mbërritur zjarrfikësit.

Ndërhyrja e menjëhershme e bëri të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e tyre.

Si pasojë e zjarrit u shkrumbua një sipërfaqe prej 200 m2 me shkurre dhe u përshkuan nga zjarri 3 rrenjë ullinj. Sipas punonjësve të shërbimit zjarrfikës, mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike, për shkak të linjës elektrike të amortizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat