Operacioni “Tempulli”/ Gjykata e Fierit jep masën e sigurisë për 4 të arrestuarit

Shqipëria

Operacioni “Tempulli”/ Gjykata e Fierit jep masën e sigurisë për 4 të arrestuarit

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Arrest me burg ka vendosur Gjykata e shkallës parë e rrethit gjyqësor Fier për 4 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Tempulli’.

Në seancë janë paraqitur 3 nga 4 te arrestuarit ndërsa 6 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Katër të arrestuarit janë:

Armando Smaka,

Jaho Nuhu,

Odisea Veliu,

Franko Stolla

Gjyqtari i gatshëm Rudi Laze pasi ka dëgjuar prokuroren Evisa Hyka ka vendosur për njërin nga të arrestuarit masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe arrest me burg për një tjetër të arrestuar.

Nga 4 te ndaluarit dy u paraqiten dhe u mor vendimi. Një tjetër është ende ne zhvillim dhe një nuk është paraqitur.

Avokatja Rozeta Plaku që ka mbrojtur dy prej të ndaluarëve pohoi se që të gjithë kane pohuar se janë përdorues droge.

Seanca e masave te sigurisë ka nisur në orën 10 e 30 minuta dhe ka zgjatur afro 90 minuta.

Nga 233 persona 4 persona ishin nga qarku i Fierit, dy nga Fieri dhe dy nga Lushnja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat