Balla ndan pamje nga rinovimi i palestrës së shkollës në Lushnjë

Shqipëria

Balla ndan pamje nga rinovimi i palestrës së shkollës në Lushnjë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 09:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka ndarë pamje të transformimit të palestrës së shkollës në Lushjnë.

Balla bëri të ditur se palestra tashmë është në funksion për nxënësit dhe për ekipet profesioniste të lojërave me dorë të qytetit.

Ai në videon e publikuar pasqyron gjendjen e palestrës se si ishte dhe si ka ndryshuar.

Dhe me pamjet e transformimit të palestrës së shkollës “Foto Puka” në Lushnjë, e cila tashmë është në funksion për nxënësit dhe për ekipet profesioniste të lojërave me dorë të qytetit. ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat