Vizita zyrtare në Washington, Spiropali takohet me Yuri Kim: Mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve

Shqipëria

Vizita zyrtare në Washington, Spiropali takohet me Yuri Kim: Mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 22:32
Ministrja Elisa Spiropali është takuar ditën e sotme me Yuri Kim

Ministrja Elisa Spiropali është takuar ditën e sotme me Yuri Kim, tashmë Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

Takimi ka ndodhur në Washington, në kuadër të një vizite zyrtare, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali në një postim në Facebook.

“Departamenti i Shtetit, Washington D.C –  Gjithmonë kënaqësi takimi me Yuri Kim, Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që ka dhënë gjatë misionit të saj të suksesshëm në Tiranë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Partneriteti strategjik me SHBA, rruga drejt BE, rritja e rolit të Shqipërisë në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, siguria dhe paqja e rajonit tonë, forcimi i partneritetit në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për ne janë objektiva madhorë që mund të realizohen vetëm përkrah aleatëve tanë”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat