“Shqipëria nxin, Kosova ndrin”, Petrit Vasili publikon raportin për drejtësinë

Shqipëria

“Shqipëria nxin, Kosova ndrin”, Petrit Vasili publikon raportin për drejtësinë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 10:30
Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar mëngjesin e kësaj të shtunë një pjesë të raportit të Projektit Botëror të Drejtësisë ku duket se Shqipëria për vitin 2023 është në vendin e 93.

Sipas tij raporti i “Projektit Botëror të Drejtësisë” (World Justice Project), konfirmon se ne Indeksin Global, për zbatimin e ligjit, Shqipëria bie me 23 vende nga 2017, ku mbante vendin e 68.

Arsyeja se përse Shqipëria ka rënë me 23 vende, sipas Petrit Vasilit, është se “drejtësinë në Shqipëri e ka kapur Edi Rama”.

Ndërsa Kosova ndodhet në vendin 58 pra 33 vende diferencë me Shqipërinë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Për shkak te reformës se kapur ne drejtësi Shqipëria nxin, ndërsa Kosova ndrin!

Raporti i “Projektit Botëror të Drejtësisë” (World Justice Project), konfirmon se ne Indeksin Global, për zbatimin e ligjit, Shqipëria bie me 23 vende nga 2017.

A mund te flitet më për reformë në drejtësi në Shqipëri?

A mund te justifikohen dot dhjetëra e qindra milion euro te shpenzuara në këtë reforme me rezultatet katastrofike qe prodhoi?

A e shpëton dot propaganda këtë reforme ndërsa realiteti nxin?

A mund te justifikohet dot kjo reforme nuk përmirësoi as edhe një tregues te vetëm?

A mund te gënjehen dot më qytetaret, qe shohin e prekin një drejtësi shume me te keqe se ajo qe lame pas?

A është reforme ajo qe krijoi një drejtësi te kapur dhe me regji?

A është reforme ajo qe betonoi pandeshkueshmërine e kryeministrit te certifikuar si fajtor e përgjegjës për kaq e kaq afera qindra milionë euro?

A është reforme ajo qe përkeqëson zbatimin e ligjit dhe rrit ne mënyrë kritike korrupsionin?

Krahasimi me Kosovën ku një reforme e tille shkatërrimtare nuk ka ndodhur u jep përgjigje shume te qarte këtyre pyetjeve.

Raporti i “Projektit Botëror të Drejtësisë” (World Justice Project) është një asgjësues për propagandën e pështire me reformën ne drejtësi.

Në Indeksin e zbatimit te ligjit nga viti 2017, kur reforma ne drejtësi filloi zbatimin Shqipëria është rrokullisur plot 23 vende me poshtë.

Nga vendi 68, qe ishte ne vitin 2017 ne vendin e 91 ku ndodhet aktualisht ne vitin 2023.

Ndërsa Kosova ndodhet në vendin 58 pra 33 vende diference me Shqipërinë ku qeverisë Rama.

Për korrupsionin Shqipëria renditet e 108 ndërsa Kosova e 64, pra plot 44 vende.

P E R F U N D I ME!

E pra Shqipëria nxin dhe Kosova ndrin sepse ne Shqipëri reforma ne drejtësi u kap nga Edi Rama.

Pseudoreforma gjoja u ndërmor për te përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për te luftuar korrupsionin ne çdo nivel!

Por realiteti i fakteve tregon shume qarte qe pseudo reforma ne drejtesi jo vetem qe nuk e permirsoi zbatimin e ligjit, por e perkeqesoi ne menyre skandaloze dhe jo vetem nuk e uli korrupsionin, por e thelloi ne menyre flagrante.

Drejtesia e kapur dhe me regji me qellim nuk perballet me shkakun kryesor te korrupsionit dhe rrenimit te shtetit ligjor, qe eshte vete Edi Rama, por vetem ben skena propagandistike per t’ju shmangur perballjes e per te bere sikur po punon.

Rezultatet flasin vete dhe ato jane asgjesuese per propaganden dhe teatrin mediatik te Rames dhe rilindjes.

Ndaj Shqiperia nxin, ndersa Kosova ndrin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat