“Tempulli”/ Shpërndante kokainë, arrestohet 19-vjeçari në Dimal

Shqipëria

“Tempulli”/ Shpërndante kokainë, arrestohet 19-vjeçari në Dimal

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Goditet një rast i shitjes së dozave të kokainës.

Vihet në pranga 19-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të veprimeve operacionale për megaoperacionin “Tempulli”, kanë konstatuar dhe kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi H. V., 19 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat