Dëbora e parë zbardh malet në Bulqizë, ulen ndjeshëm temperaturat

Shqipëria

Dëbora e parë zbardh malet në Bulqizë, ulen ndjeshëm temperaturat

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 16:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara dhe me ulje të temperaturave kanë sjellë reshjet e para të dëborës në zonat malore.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si malet janë zbardhur nga dëbora.

Nga ana tjetër prej dy ditësh reshjet e dendura të shiut kanë sjelle probleme në rrugët nacionale dhe ato rurale të Bulqizës, deri në bllokime për shkak të rrëshqitjeve të inerteve në disa akse rrugore nacionale.

Më të prekura kanë qenë rruga e Arbrit dhe ato rurale në Njësinë administrative Zerqan në fshatin Ternovë, ku për hapjen tyre kanë ndërhyrë vetë banorët vendas.

Probleme në rrugët rurale ka patur edhe në njësitë administrative Mmartanesh, Trebisht dhe Ostren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat