“Tempulli”/ Shpërndante drogë afër shkollave, arrestohet një 44-vjeçar në Vlorë

Shqipëria

“Tempulli”/ Shpërndante drogë afër shkollave, arrestohet një 44-vjeçar në Vlorë

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke shitur doza kanabisi në afërsi të shkollave në Vlorë.

Në kudër të operacionit “Tempull”, u zbulua se L. L., 44 vjeç pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, policia ka gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 500 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat