Përmirësohet situata pas reshjeve/ Hapet aksi Skuraj-Burrell, qarkullimi i mjeteve pa probleme

Shqipëria

Përmirësohet situata pas reshjeve/ Hapet aksi Skuraj-Burrell, qarkullimi i mjeteve pa probleme

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Kjo e enjte ka sjellë një përmirësim të situatës së krijuar nga shirat intensiv të një dite më parë.

Në aksin kombëtar Skuraj – Burrel, qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pas ndërhyrjes së një dite më parë nga firma mirëmbajtëse.

Problem në këtë aks rrugor gjatë orëve të para të ditës, ishte mjegulla e cila kufizoi fushëpamjen për automjetet.

Një ditë më parë, segmenti i Shkopetit u bllokua pasi masive gurësh dhe zhavori përfunduan në asfalt si rezultat i reshjeve intensive të shiut dhe fyrjes së përrenjëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat