Ulet niveli i kredive me probleme/ Banka e Shqipërisë: Ecuria e kreditimit pozitive, pavarësisht rritjes së normave të interesit

Shqipëria

Ulet niveli i kredive me probleme/ Banka e Shqipërisë: Ecuria e kreditimit pozitive, pavarësisht rritjes së normave të interesit

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Huatë me probleme kanë nisur trendin rënës në vend.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë muajit shtator niveli i kredive me probleme ose me vonesë në shlyerjen e kësteve mujore ëshët ulur në 5.24%.Kjo është tendenca e parë në ulje që pëson ky tregues i sistemit bankar pas disa muajve me rritje.

Ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit duke i shtrenjtuar kreditë në lekë nga të dhënat konstatohet se efekti ka qenë më i dobët nga vlerësimet dhe pritshmëritë e institucioneve financiare.

Në mbledhjen e fundit banka e Shqipërisë e çoi normën bazë në nivelin 3.25% ndërkohë që Banka Qendrore Europiane e rritur më shumë normën bazë të interesit në 4.25% duke dhënë efekte direkte edhe në kreditë në euro që jepen në Shqipëri.

Por pavarësisht këtyre treguesve niveli i kreditimit të ekonomisë ka vijuar që të jetë pozitiv. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredidhënia në sistemin bankar ka qenë e kënaqshme gjatë muajit shtator duke prekur vlerën 724.9 miliardë lekë.

Në raportin e fundit të politikës monetare Banka e Shqipërisë analizon se kriteret dhe kushtet e kreditimit për kreditë e reja akorduar bizneseve nuk ndryshuan, pas një shtrëngimi prej gjashtë tremujorësh me radhë. në këtë tremujor raporti i kredive të refuzuara për bizneset ra, i nxitur prej cilësisë së kredive dhe nivelit të lartë të likuiditetit që bizneset zotërojnë në sistem bankar.

Ndërkohë qëndrimi i bankave në kreditimin e individëve vijoi të mbetet mbështetëse në tremujorin e tretë, e shprehur në lehtësimin e standardeve, kushteve e termave të kreditimit, për të gjitha llojet e kredive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat