Aksident në Maliq, makina përplaset me motorin

Shqipëria

Aksident në Maliq, makina përplaset me motorin

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Një makinë dhe një motor janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë Maliqit pasditen e sotme në orën 18:10.

Automjeti tip Ford që drejtohej nga B.J. është përplasur me një motor nën drejtimin e F.M. rreth 17 vjeç dhe pasagjer një tjetër 17-vjeçar me iniciale A.K.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në Spitalin e Korçës.

Ndërsa, me drejtuesin e makinës policia po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat