​“Arrestimi” i Berishës mes protestës, Këshilli i Mandateve mblidhet nesër 12:00 - ''Rithemelimi'' tubim te Kryesia

Shqipëria

​“Arrestimi” i Berishës mes protestës, Këshilli i Mandateve mblidhet nesër 12:00 - ''Rithemelimi'' tubim te Kryesia

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 19:27
Sali Berisha

Nesër në ora 12:00 Këshilli i Mandateve do të mblidhet në Kryesinë e Kuvendit për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit ende nuk e ka qartësuar nëse do të jetë para kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe katër socialistëve të tjerë, anëtarë të Këshillit të Mandateve për të bërë mbrojtjen e tij apo nëse do të dërgojë një mbrojtës ligjor.

Paralel me këtë zhvillim, para kryesisë së Kuvendit, Rithemelimi ka thirrur protestë.

Protesta do të vazhdojë edhe të enjten, kur me gjasë, do të votohet në seancë plenare dhënia e autorizimit për arrestimin e Berishës, nëse socialistët nuk do të nxitojnë të thërrasin një seancë të posaçme më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat