Policia megaoperacion në të gjithë vendin, mbi 250 të arrestuar

Shqipëria

Policia megaoperacion në të gjithë vendin, mbi 250 të arrestuar

Më: 22 janar 2024 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Qindra të arrestuar në të gjithë vendin gjatë ditës së djeshme dhe deri në mëngjesin e sotëm për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Megaoperacioni u zhvillua njëkohësisht përgjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër e të gjitha DVP e tjera të vendit. Në vazhdën e megaoperacionit “Tempulli”, ku u arrestuan mbi 250 persona që shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në afërsi të shkollave.

Një hetim i nisur ende pa përfunduar operacioni Tempull në shtator, u finalizua këtë të hënë, datë 22 janar, me urdhër arreste të lëshuara nga gjykatat në vend, për të paktën 300 persona.

Janë goditur kryesuesit e grupeve të shpërndarësve të cilët kanë operuar ndër vite në Tiranë e në rrethe.

Ajo që vihet re është fakti se të arrestuarit kanë një grupmoshë relativisht të re, ku dominon ajo nga 20- 35 vjeç.

Numri më i madh i të arrestuarve në Tiranë, aty ku ka qenë edhe epiqendra e operacionit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat