Eksperti: Të rinjtë me makina luksoze mendojnë se janë të pavdekshëm

Shqipëria

Eksperti: Të rinjtë me makina luksoze mendojnë se janë të pavdekshëm

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në çdo vend tjetër të Europës, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat.

Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2022, në Shqipëri 41% e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare, më e larta në Europë.

Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se makinat e vjetra janë shpesh burim aksidenti por kjo nuk do të thotë se makinat e reja bëjnë përjashtim.

Sipas tij, asnjë makinë, qoftë edhe më luksozja nuk i shpëton aksidentit nëse abuzohet me shpejtësinë.

“Është çështje mentaliteti, ka shumë njerëz që mendojnë se po të kesh Benz nuk vdes. Nuk është e vërtetë, me të gjitha mjete mund të vdesësh, ku përplasen 2 mjete forca goditëse është shumë  e madhe. Ka nga këta që mendojnë se janë të pavdekshëm se e kanë makinën me 9 air bag, por s’e kuptojnë se forca centrifugale në kthesë të nxjerr nga rruga, nuk pyet se çfarë makine ke ti”, tha eksperti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat