Bardhi pas takimit me senatorët: SHBA, rol të pazëvendësueshëm për përmbushjen e standardeve për anëtarësim në BE

Shqipëria

Bardhi pas takimit me senatorët: SHBA, rol të pazëvendësueshëm për përmbushjen e standardeve për anëtarësim në BE

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 15:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili nga e hëna ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar senatorët James Lankford dhe Mike Lee.

Bardhi shprehet se SHBA ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standardeve për anëtarësim në Bashkimin Europian

“Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në darkën miqësore të organizuar nga Senatorët z. James Lankford dhe z. Mike Lee, sëbashku me kongresmen dhe deputetë të disa shteteve.

Bisedat për Shqipërinë përqëndrohen gjithmonë tek nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standardeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mundësi reale për më shumë zhvillim ekonomik dhe një vend me demokraci funksionale“- shkruan Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat