Makina e sekretarit Blinken niset drejt Tiranës

Shqipëria

Makina e sekretarit Blinken niset drejt Tiranës

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:56
Makina e Antony Blinken niset drejt Tiranës

Pak minuta më parë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Qindra forca policie dhe vetë kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ndodhet në terren për sigurinë e zyrtarit të lartë amerikan. 

Blinken u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani dhe pak minuta pas takimit, makina e zyrtarit të lartë është nisur drejt kryeqytetit shqiptar. 

Vizita e tij në Tiranë do të zgjasë vetëm 8 orë, ka një rëndësi të veçantë pasi jo vetëm konfirmon partneritetin strategjik me SHBA-të, por forcon pozitat e Shqipërisë si një vend kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor.

Një mesazh mbështetjeje për drejtësinë dhe SPAK pritet të jepet gjithashtu nga kjo vizitë.

Ndërkohë në kryqytet janë bllokuar disa rrugë. Blinken do ketë takim me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e qeverisë Edi Rama, që do të mbyllet me një konferencë në kryeministri pasditen e sotme. 

Trupa diplomatike ka bërë me dije se sot pritet të ketë një takim mes Blinken dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat