Lëvizte me “Audi” të blinduar pa autorizim, gjobitet dhe i bllokohet mjeti të “rrezikshmit”, Leonard Gjeka

Shqipëria

Lëvizte me “Audi” të blinduar pa autorizim, gjobitet dhe i bllokohet mjeti të “rrezikshmit”, Leonard Gjeka

Më: 17 mars 2024 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka konstatuar dhe ka shoqëruar në komisiriat një automjet të blinduar tip “Audi”.

Pas verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, Leonard Gjeka qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative dhe po ashtu u zbatua masa për bllokimin e mjetin dhe nisën procedurat për konfiskimin e tij.

Kush është Leonard Gjeka?

Leonard Gjeka, nga Shkodra gati 10 vite më parë, u arratis nga burgu në Melburn të Australisë, pasi u ndihmua nga miqtë e tij, pjesë e një grupi të njohur kriminal në kontinentin e largët.

Gjeka njihet si një personazh i dhunshëm  dhe me mjaft probleme me drejtësinë në Australi.

Sipas policisë australiane, Gjeka ka pasur lidhje me bandat e motoçiklistëve dhe ka marrë pjesënë rrahje e plagosje me armë zjarri.

Ai po ashtu është plagosur me armë zjarri në vitin 2010 nga anëtarët e një bande motoçiklistësh, të cilët kishin paguar një vrasës profesionist me shumën 50 mijë dollarë australianë për eliminimin e tij, por ai arriti t’i shpëtonte vdekjes.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.  \

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor. Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat