Kujt do i përkasë vula e PD? Ja kur hidhet shorti që do përcaktojë gjyqtarët në Apel

Shqipëria

Kujt do i përkasë vula e PD? Ja kur hidhet shorti që do përcaktojë gjyqtarët në Apel

Më: 19 mars 2024 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Në orën 15:00 në Gjykatën e Apelit do të hidhet shorti për caktimin e trupit gjykues për çështjen lidhur me vulën e Partisë Demokratike.

Këtë të martë do të hidhet shorti ku edhe pritet të vendoset se kush do ta shqyrtojë këtë çështje në Apel.

Njoftim

Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për tu informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë sa më poshtë :

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 786, datë 17.12.2023, ka vendosur:

-Prishjen e vendimit nr.44 date 03/03/2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Mbi bazën e vendimit të lartëpëmendur, sot në datë 19.03.2024 në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u regjistrua kërkesa e Partisë Demokratik të Shqipërisë,

Shorti për caktimin e gjyqtarit relator do të hidhet po sot në orën 15:00, në një proces të hapur në sallën nr. 5 të gjykimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat