Iu gjetën 500 mijë euro në banesë, kërkohen 6 vite burg për sanitaren! Zbardhet dëshmia: Mi dha Alda Klosi t’i mbaj sepse..

Shqipëria

Iu gjetën 500 mijë euro në banesë, kërkohen 6 vite burg për sanitaren! Zbardhet dëshmia: Mi dha Alda Klosi t’i mbaj sepse..

Më: 19 mars 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Zbardhet dëshmia e sanitares Rozeta Dobi në banesën e të cilës u gjetën 500 mijë euro.

Duke kërkuar mëshirë Rozeta Dobi ka thënë se ka  qenë  ish zyrtarja Alda Klosi e cila I ka kërkuar që ti mbante lekët pasi do të fajësonte bashkëshortin e saj për vjedhje. 

‘Shpreh pendesë për atë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirë, kërkoj falje.

Shumën e parave mi dha Alda Klosi për ti mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas tia ktheja.

Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershne jo të bëj vjedhje.  

Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat