Rama i LSI-së zbardh dokumentin: Ja plani për të “zhdukur” Akademinë e Shkencave

Shqipëria

Rama i LSI-së zbardh dokumentin: Ja plani për të “zhdukur” Akademinë e Shkencave

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 18:06
Luan Rama

Një dokument është publikuar sot nga numri 2 i LSI-se, në lidhje me një nga debatet me te nxehta ne vend qe prek Akademine e Shkencave.

Sipas dokumentit te nxjerre nga Luan Rama, qeveria e ka parashikuar që para zgjedhjeve të 25 qershorit “zhdukjen” e Akademisë së Shkencave.

Luan Rama shkruan se qeveria e Edi Ramës, përkundër deklaratave të këtij të fundit se s’do t’i jepte asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit në rast se ky institucion nuk i nënshtrohet një reformimi të thellë, ka pasur një plan konkret për ta zhdukur Akademinë e Shkencave.

"Farsa e Akademisë" qenka farsë e qeverisë! Në dokumentin e mëposhtëm projekt i Qeverisë së Tepsisë, është parashikuar përpara zgjedhjeve të 25 qershorit zhdukja e Akademisë së Shkencave! Siç vërehet, nën Ministrinë e Arsimit, Kulturës, Inovacionit, Rinisë dhe Sporteve është parashikuar edhe Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor, në të cilën do të përfshihen Akademia e Shkencave + Qendra e Studimeve Albanologjike + shumë institute për kërkim shkencor!”, denoncon Luan Rama në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat