Rama “përplaset” me Haki Çakon për radarët: Gjeni film tjetër

Shqipëria

Rama “përplaset” me Haki Çakon për radarët: Gjeni film tjetër

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 09:56
Edi Rama

A janë funksional radarët në det për bllokimin e gomoneve me kanabis?!

Kjo është tema që ditën e djeshme përplasi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe ministren në largim të Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Në takimin e sotëm me gazetarët Rama doli kundërt letrës së Çakos, duke thënë se kjo është një lloj propagande e turpshme.

“Nuk diskutohet që jemi në një fazë përmbyllëse të kësaj beteje, që nuk diskutohet që e kemi fituar. Nga ana tjetër bëhet gjithandej përpjekje për ta shpërndarë gjithë andej këtë lloj propagande, një lloj përpjekje e turpshme. Jemi në kushtet që edhe partnerët e konfirmojnë se territori është tërësisht i pastruar nga kjo mortje. E kam fjalën për kanabisin. Këto që ndodhin në pikëpamjet e transportit dhe luftës që zhvillohet për penguar trafikuesit është interesi që do zhvillohet për një kohë të shkurtër dhe më pas nuk do përbëjë më asnjë lajm. Gjeni një tjetër film me se të merreni”, tha Rama.

Haki Cako dje i drejtoi një letër ministrit të Brendshëm që e vinte në dijeni për mosfunksionimin e sistemit të radarëve në det, çka sipas tij ishte bërë pengesë për kapjen e skafeve me drogë që mund të niseshin nga Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat