Mbledhja e parë e grupit parlamentar të LSI, Kryemadhi: Në opozitë me keqqeverisjen

Shqipëria

Mbledhja e parë e grupit parlamentar të LSI, Kryemadhi: Në opozitë me keqqeverisjen

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 12:01
Monika Kryemadhi

Është zhvilluar mbledhja e parë e grupit parlamentar të LSI-së, ku kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi, ka folur për mënyrën sesi do të zhvillohet aksioni opozitar në parlament.

Në fjalën e saj, Kryemadhi është shprehur se forca që ajo drejton do të jetë në opozitë me keqqeverisjen.

Po ashtu, ajo ka paralajmëruar se mungesat e deputetëve të LSI-së në Kuvend do të jenë të patolerueshme.

“LSI si parti e stabilitetit politik si në 13 vitet e fundit, ne këtë nisëm do ta kemi edhe më tutje. Do jemi në opozitë me keqqeverisjen. Qendrim të jashtëzakonshëm sa i përket iniciativave në jetën parlamentare. Do jemi vigjilentë dhe do ndjekim çdo iniciativë që fle në sirtarët e kuvendit siç është propozimi për koncesionet. Mungesat tona do të jenë të patolerueshme në Kuvend…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat