Zgjedhje në PD, ja deputetët e zgjedhur në poste drejtuese

Shqipëria

Zgjedhje në PD, ja deputetët e zgjedhur në poste drejtuese

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 18:59
pd

Partia Demokratike në Shqipëri ka organizuar zgjedhje brenda partisë, duke zgjedhur deputetë të caktuar në funksione.

Kështu, Edmond Spaho është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të PD. Gjithashtu, PD ka propozuar Edi Palokën për nënkryetar të parlamentit.

Ervin Salianji është zgjedhur sekretar i grupit të Partisë Demokratike. Grida Duma zgjidhet zëdhënëse e grupit parlamentar të partisë.

Nënkryetari i komisioneve dhe reformave është zgjedhur Oerd Bylykbashi. Jorida Tabaku zgjidhet nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, shkruan gazeta Shekulli.

Eduard Halimi zgjidhet nënkryetar i Komisionit të Ligjeve.

Nënkryetar grupi të PD Eduard Halimi dhe Gent Strazimiri. Albana Vokshi u zgjodh për nënkryetare e Komisionit të Mediave.

Tritan Shehu zgjidhet nënkryetar i Komisionit të Jashtëm. Florion Mima u zgjodh nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat