PS shkel ligjin, shmang Petrit Vasilin dhe vendos Besnik Baren të drejtojë seancën e parë

Shqipëria

PS shkel ligjin, shmang Petrit Vasilin dhe vendos Besnik Baren të drejtojë seancën e parë

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 10:58
Petrit Vasili

Sot nis punimet Kuvendi i Shqiperise per legjislatures 2017-2021.

Seancen e pare konstituive e drejtoi deputeti i PS, Besnik Bare. 

Ne fakt, sipas ceremonialit, kete seance duhet ta drejtonte sipas vjetersise, Sali Berisha. Por, “Doktori” refuzoi dhe refuzoi edhe i dyti pas tij, deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Ne kete pike, seancen sipas protokollit duhet ta drejtonte deputeti i LSI, Petrit Vasili. Por eshte e paqarte pse socialistet “kane pasur frike” t’ja lene drejtimin e Kuvendit, Petrit Vasilit. 

Formalisht, kete e kane vendosur sherbimet e Kuvendit, por burimet thone se PS i druhej zgjatjes se procedures se zgjedhjes se Gramoz Ruçit ne krye te Kuvendit.

Opinioni e ka kontestuar zgjedhjen e ish-ministrit te Ramiz Alise, pas 26 vitesh ne krye te parlamentit. “Me mire ta quajne Kuvendi Popullor tani”, tha per “GSH” nje deputet i PD-se.

Deputeti Petrit Vasili ne emer te LSI ka paralajmeruar voten kunder Ruçit ne Kuvend dhe PS-ja i druhet nje “gjyqi publik” ndaj kandidatit per kryetar Kuvendi qe ne seancen e pare. Andaj, ajo e ka gjetur me lehte te shkele ligjin dhe ka caktuar Besnik Bare te drejtoje seancen e pare te parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat