Ekziston një fshat në Shqipëri ku toka është e mallkuar

Shqipëria

Ekziston një fshat në Shqipëri ku toka është e mallkuar

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 15:41
Pamje nga videoja

Bedati në Divjakë është ndoshta fshati më i varfër në vend. 

Aty banorët kanë shumë tokë, por që nuk u hyn në punë, sepse është e kripur. Këtë vit shumë familjeve iu hoq edhe ndihma ekonomike.

Për drekë ka gatuar presh të zier.

Është vakti i përditshëm për pesë anëtarët e kësaj familje në Bedat të Divjakës. Kryefamiljari ka turp që gazetarët të shikojnë çfarë ndodh në shtëpinë e tij. As emrin s’do ta thotë.

Familjet që marrin ndihmën ekonomike në Bedat numërohen me gishtat e dorës. Ky fshat është më i varfëri në Divjakë.

Mjerimi ka këtë pamje, dhe kjo është një ndër familjet që merr ndihmë ekonomike.

Anëtarët e saj kanë shkuar të lypin, tregojnë komshijtë.

Të rinjtë jetojnë me pensionin e pleqve ose të fëmijëve invalidë. 135 familjeve në Bedat brenda një viti iu hoq ndihma ekonomike.

Familjet bujqësore kanë marrë tokë nga ligji 7501. Fshati ka 360 ha tokë, pothuajse e gjitha e kripur.

Sot tokën e quajnë të mallkuar. Aty po të mbjellesh perime, do të marrësh kripë.

Banoret më shumë heshtin. Nuk tregojnë me tepër se fytyrat e tyre. Administratori i fshatit Ëngjëll Guri duket se nuki ka punët mirë me fshatarët, as me gazetarët.

Bedati ka qenë zonë internimi në kohën e regjimit komunist. Njerëzit sot banojnë në pallatet tre katëshe të ndertuara në atë kohë, në mes të tokave të kripura dhe që përmbyten sa herë ka reshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat