Taksat dhe tatimet/ Deklarimi i të ardhurave, afati deri në fund të prillit

Shqipëria

Taksat dhe tatimet/ Deklarimi i të ardhurave, afati deri në fund të prillit

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 09:13
Ilustrim

Edhe dy muaj kohë kanë individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë për të deklaruar të ardhurat e tyre vjetore pranë administratës tatimore.

Sipas ligjit, ai që përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj është i detyruar t’i deklarojë këto të ardhura, sipas përcaktimeve të caktuara.Kështu, individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi dy milionë lekë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. Por edhe individët jo-rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi dy milionë detyrohen të dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave.Të ardhuratÇfarë janë të detyruar të deklarojnë këta individë?Sipas ligjit përkatës, detyrimi është për: të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit të individit; të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit; të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit; të ardhurat bruto nga interesa bankarë; fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme; shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit; të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.Po kështu, duhet deklaruar fitimi kapital nga dhurimi; të ardhura bruto të realizuara jashtë, territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe të ardhura bruto të tjera, të cilat nuk janë listuar më lart.

DorëzimiDeklarata për të ardhurat e përftuara në vitin 2017, dorëzohet vetëm në rrugë elektronike, nëpërmjet sistemit e-filing jo më vonë se data 30 prill e vitit 2018.
PërjashtimetIndividët rezidentë, realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën më pak se 2 milionë lekë, nuk kanë detyrim për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave.Deklarata vjetore e të ardhurave, mund të plotësohet edhe nga çdo individ, i cili, megjithëse nuk e ka detyrimin ligjor për këtë, për arsye se dëshiron të përfitojë nga skema e shpenzimeve të zbritshme, e parashikuar në këtë ligj, kur ky individ plotëson kushtet e përfitimit nga zbritja e shpenzimeve.Në këtë rast, shuma e të ardhurave bruto vjetore, nga të gjitha burimet duhet të jetë, jo më e madhe se 1.050.000 lekë në vit. Deklarimi do të merret si bazë edhe në çdo rast kur personit i kërkohet të justifikojë pasuritë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat