Interpelancë me presidentin në Kuvend? Blushi: Meta i gatshëm kurdo që ta kërkojnë deputetët

Shqipëria

Interpelancë me presidentin në Kuvend? Blushi: Meta i gatshëm kurdo që ta kërkojnë deputetët

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 12:20
Ilir Meta

Komisioni i Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillon një seancë interepelancë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin në lidhje me marrëveshjet me Greqinë.

Gjatë diskutimeve, deputetit i PD-së, Tritan Shehu është shprehur se do të bëjnë një kërkesë me shkrim për thirrjen edhe të Presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta në interpelancë.

I pyetur zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi është shprehur se ‘Presidenti Ilir Meta është gati të shkojë në çdo kohë në Parlament, kur ta kërkojë Komisioni i Jashtëm’.

‘Presidenti Ilir Meta është gati në çdo kohe t'iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve’, tha zëdhënësi Blushi pas interesimit në lidhje me kërkesën e bërë nga deputetët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat