Deklarata e bujshme: Të kaloje vetingun ishte si të vdisje për së gjalli - Bota Sot
Deklarata e bujshme: Të kaloje vetingun ishte si të vdisje për së gjalli

Shqipëria

Deklarata e bujshme: Të kaloje vetingun ishte si të vdisje për së gjalli

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 12:41
Bashkim Dedja

Të paktë janë ata që po e kalojnë procesin e vetingut.

Mes tyre është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Edhe pse kishte dyshime nëse ai do e kalonte provën e zjarrit, sërish Dedja u rikonfirmua në detyrë.

“Nuk mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh vetingun është sikur të kalosh “varrin për së gjalli”. Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetuese”, thotë ai.

Sipas kreut të Kushtetueses, tani i takon përfaqesuesit të tij ligjor te merret me rastin e tij.

“Kolegji i apelimit do caktojë standardin e kryerjes së vetingut. S’e kam menduar kurrë që s’do kaloja. Gjithçka mund të ndodhte. Vetingun e kam ndjekur në shtëpi me familjarët, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa në shtëpi, erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtësi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera