Vetëvrasja e gruas së gjyqtarit, la vajzën tek prindërit para se të kryente aktin

Shqipëria

Vetëvrasja e gruas së gjyqtarit, la vajzën tek prindërit para se të kryente aktin

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 11:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, i dha fund jetës mesditën e djeshme, duke u hedhur nga kati i pestë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 13:16, në rrugën “Nikolla Tupe” në Tiranë, në pallatin përballë Minibashkisë nr.5.

Viktima, Enkelejda Hallunaj, 37 vjeçe, nënë e një vajze të mitur, ndodhej e vetme në shtëpi në momentin që u vetëvra. Ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes. Një ditë pas konfirmimit në detyrë nga KPK-ja, gjyqtari Hallunaj ishte larguar për një vizitë në Shkodër, te të afërmit e tij.

Ndërsa e shoqja deri para pak minuta para se të hidhej nga ballkoni, ndodhej bashkë me vajzën te prindërit e saj, që mësohet se jetonin pranë saj. Burimet thanë se 37-vjeçarja ka lënë vajzën te prindërit dhe ka shkuar tek apartamenti i saj, sipas të dhënave të Policisë, për të marrë mjekimin e përditshëm, pasi vuante nga një sëmundje.

Më pas, në rrethana të paqarta është hedhur nga lartësia, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia është lajmëruar për ngjarjen nga banorët e zonës, të cilët janë bërë dëshmitarë të vetëvrasjes së 37-vjeçares. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.2, si dhe forca të tjera të Policisë së Tiranës që kanë rrethuar skenën e krimit. Trupi i pajetë është transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa oficerët e Policisë kanë kryer veprime për disa orë në vendin e ngjarjes dhe në apartamentin e çiftit Hallunaj.

NGJARJA

Enkelejda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, u vetëvra mesditën e djeshme, duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit ku banon, në rrugën “Nikolla Tupe”, në Tiranë.

Nëna e një vajze të mitur, me profesion stomatologe, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, në orën 13:16, sapo ka rënë nga lartësia. Ngjarja ndodhi një ditë pasi bashkëshorti i saj kaloi testin e vështirë të vetingut, duke u rikonfirmuar në detyrë. Burime nga Policia thanë dje për "Panorama" se dyshimet e para flasin për një vetëvrasje në kushtet e depresionit.

Por duket se dhe depresioni ishte shkaktuar nga një sëmundje e rëndë, nga e cila vuante 37- vjeçarja. Të paktën kështu kanë deklaruar personat që janë marrë në pyetje dje, të njohur e të afërm të viktimës.

Të njëjtat burime thanë se pranë trupit të pajetë janë gjetur edhe disa medikamente, që dyshohet se ajo i përdorte rregullisht për shkak të problemeve shëndetësore që kishte. Gjyqtari Hallunaj është lajmëruar për ngjarjen nga të afërm të tij, pasi ndodhej pranë të afërmve të tij në qytetin e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat