Parashikimi i motit, 11 gusht 2018

Shqipëria

Parashikimi i motit, 11 gusht 2018

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Moti për ditën e sotme, do të nisë i kthjellët në të gjithë vendin.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, në mesditë parashikohet që vranësirat do të marrin zhvillim në Jug e përgjatë zonave malore.

Gjithashtu, parashikohet shi i izoluar në Juglindje në orët e nxehta të ditës në formë shtrëngate apo stuhi afatshkurtër. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Juglindje 1-12 m/sek kryesisht në bregdet në mesditë.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0.8-1.3 metër.

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 23/35  diell pak re
Kukës 19/33 diell re pik shiu
Lezhë 22/34 diell pak re
Dibër 17/30 diell re pik shiu
Durrës 23/34 diell pak re
Tiranë 23/35 diell pak re
Elbasan 22/35 diell re shi i dobet
Berat 21/35 diell re shi i dobet
Vlorë 23/34 diell pak re
Korcë 17/29 diell re
Gjirokastër 18/35 diell re stuhi
Sarandë 21/34 diell pak re /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat