(E plotesuar) - Një vajzë gjermane, e zhdukur prej ditës së djeshme në qytetin e Pogradecit është gjetur. Ajo është kthyer pranë familjarëve të saj dhe është duke u intervistuar për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.
12 vjeçarja u pa për herë të fundit rreth orës 15:00, të së shtunës (11 gusht) në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik.
Denoncimi është bërë nga 37 vjeçari nga Pogradeci, i cili është dhe bashkëshorti i nënës së 12 vjeçares Florentina Meyer.
"Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani.
Policia kërkoi ndihmë më herët për të gjetur vajzën e cila është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli.
Në momentin e largimit ajo ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin "Adidas", si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara.
Zhduket 12 vjeçarja gjermane në plazhin e Pogradecit
Florentina Meyer, shtetase gjermane është zhdukur pasditën e djeshme në Pogradec.
Sipas abcnews.al 12 vjeçarja është parë në zonën ku pushonin familja e saj.
Sipas një përshkrimi nga ana e prindërve të saj:
Vajza është e gjatë 155cm, flokët e ngyrë çelur, sytë bojëqielli.
Ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin “Adidas”, si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara.
Autoritetet kërkojnë bashkëpunim qytetar për gjetjen e vajzës së mitur, pasi ajo di vetëm gjermanisht.