Festa Kurban Bajramit, myftiu i Tiranës mesazh për drejtësinë - Bota Sot
Festa Kurban Bajramit, myftiu i Tiranës mesazh për drejtësinë

Shqipëria

Festa Kurban Bajramit, myftiu i Tiranës mesazh për drejtësinë

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 11:48
Ylli Gurra

Njerëzit besimtarë janë një hap përpara në raport me të drejtën, dhe sidomos nga armata problematike e drejtësisë në këtë vend është shprehur myftiu i Tiranës Ylli Gurra, duke dhënë dhe mesazhin e tij për drejtësinë në ditën e Kurban Bajramit.

“Njerëzit besimtarë po pa bërë dallime janë një hap më përpara në raport me të drejtën, me djersën dhe respektimin e tjetrit sidomos nga armata shumë problematike e drejtësisë në këtë vend. Gjithsesi përmes jush uroj Kurban Bajramin. Ardhtë i bardhë me gjithë të mirat dhe me këtë çelikosjen e marrëdhënieve tona bashkëvllazërore fetare dhe kombëtare”, tha Gurra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...