Nis rehabilitimi i rrugës Vorë – ish-Fabrika e Tullave, Gjiknuri: Lehtëson lëvizjen

Shqipëria

Nis rehabilitimi i rrugës Vorë – ish-Fabrika e Tullave, Gjiknuri: Lehtëson lëvizjen

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 10:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi sot se vazhdon puna për rehabilitimin e aksit Vorë – ish-Fabrika e Tullave dhe Dogana e Tiranës.

Gjiknuri thekson se rehabilitimi i këtij aksi që lidh Vorën me ish-Fabrikën e Tullave dhe Doganën e Tiranës, për pak ditë do të transformohet, duke lehtësuar lëvizjen.

“Vazhdon puna për rehabilitimin e plotë të një prej akseve problematike rrugore që lidh Vorën me ish-Fabrikën e Tullave dhe Doganën e Tiranës. Brenda pak ditësh ky segment do të jetë i transformuar plotësisht duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen”, shprehet Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri boton një set fotosh nga puna në këtë aks të rëndësishëm të hyrjes në kryeqytet.

Pas ndërhyrjes për rikonstruksionin e autostradës Tiranë-Durrës, një tjetër segment rrugor i nënshtrohet ndërhyrjes për rehabilitimin e një tjetër segmentit të rëndësishëm rrugor, Vorë (shinat e trenit) – ish-Fabrika e Tullave (rruga e vjetër). /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat