Turizmi, Rama: Të huajt na vlerësuan. Mos i drogoi qeveria që thanë fjalë të mira? - Bota Sot
Turizmi, Rama: Të huajt na vlerësuan. Mos i drogoi qeveria që thanë fjalë të mira?

Shqipëria

Turizmi, Rama: Të huajt na vlerësuan. Mos i drogoi qeveria që thanë fjalë të mira?

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 11:46
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Gjiri i Lalzit se sezoni veror që po mbyllet ka qenë “më i pastri dhe më i sigurti”.

“Kemi pasur sezonin më të pastër turistik. Ka qenë sezoni me më pak plehra, që ka qenë një problem mendësie te “patriotët” tanë, që shajnë me zell kundërshtarët në futboll dhe qajnë kur shohin shenjën e shqiponjës, por nuk janë gati për të mos hedhur plehrat vend e pa vend. Shqipëria është pis për shkak se ne jemi të padrejtë dhe të pabesë me të në radhë të parë. Në këtë aspekt ka pasur progres.
Ka qenë edhe sezoni turistik më i sigurtë: është zgjidhur problemi i vjedhjeve nëpër hotele, pas organizimit mes policisë dhe operatorëve. Është zgjidhur edhe problemi i energjisë elektrike. Kjo si rezultat i investimeve që janë bërë”, deklaroi Rama.

“Të huajt na e vlerësuan vendin si të bukur dhe me çmime të lira, ndërsa shqiptarët shkruajnë se Shqipëria është e shëmtuar dhe e shtrenjtë. Këta të huajt mos i drogoi qeveria që thonë fjalë të mira? Jo se nuk kemi më probleme, por kemi pasur një sezon ndryshe nga herët e tjera”, shtoi kreu i qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...