Zhvillimet para seancës/ PS mbledh Kryesinë, PD grupin dhe takim me aleatët

Shqipëria

Zhvillimet para seancës/ PS mbledh Kryesinë, PD grupin dhe takim me aleatët

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 08:33
Ilustrim

PS dhe PD kanë thirrur grupet parlamentare dhe aleatët në takime të veçanta për të koordinuar aksionin parlamentar.

Partia Socialiste pritet të mbledhë kryesinë e saj në orën 09:00, ku, krahas vendosjes së prioriteteve për këtë sesion parlamentar, do të diskutohet edhe rendi i ditës për Asamblenë që do të mbahet të premten e 6 shtatorit.

Në Asamblenë e PS do të diskutohet edhe performanca e qeverisë, ku Kryeministri do të shprehet përfundimisht nëse do t’u japë apo jo besim sërish ministrave të kabinetit të tij. Edhe opozita do të zhvillojë takime në radhët e saj përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka parashikuar të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamentar dhe një takim me aleatët e tij. Në sesionin që lamë pas, opozita vendosi një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin ku merrte pjesë vetëm në seancat plenare dhe komisionet, ku diskutohej çështja e Teatrit të ri. Do të jetë takimi që Basha do të zhvillojë me grupin parlamentar, ai që do të përcaktojë edhe sjelljen e re të demokratëve në raport me Parlamentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat