Berisha thirrje qytetarëve: Ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim - Bota Sot
Berisha thirrje qytetarëve: Ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim

Shqipëria

Berisha thirrje qytetarëve: Ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 21:21
Ish-kryeministri dhe ish-lideri historik i PD Sali Berisha

Ish-kryeministri dhe ish-lideri historik i PD Sali Berisha nga Shkodra i ka bërë thirrje qytetarëve që ta rrëzojnë qeverinë me çdo çmim.

Ai hodhi akuza mbi qeverinë, kryeministrin Rama dhe ministrin Xhafaj se janë të lidhur me bandat e krimit.

“Ai është vetëm një skizofren bipolar, të cilit poli i paranojës i thotë ata janë të këqinj se na rritën statistikën paçka se janë të pafajshëm.  Mund të sillje në atë mënyrë. Pse policia nuk përballet me bandat që terrorizojnë Shkodrën, Elbasanin, Vlorën? Së pari është e kanabizuar. Së dyti si mund të përballet qeveria me bandat kur ministri është vëllau i kryebanditit të Vlorës, kur kryeministri flet gjithë ditën me bandat në telefon. Pse kryeministri flet në telefon me to?Ai është mbështetësi i tyre. Ndaj dhe thirrja është për qytetarët: Ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim. Kur vjen problemi, çdo durim ka një kufi, çdo çmim është i leverdisshëm për të çliruar shqiptarët nga ky regjim që po i shfarros dhe po i degdis nëpër botë dhe po i shtyp e poshtëron njëlloj si në diktaturë”- tha Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...