Rama i refuzon glikonë familjes nga Përmeti, e zonja e shtëpisë: Jeni shumë kokëfortë - Bota Sot
Rama i refuzon glikonë familjes nga Përmeti, e zonja e shtëpisë: Jeni shumë kokëfortë

Shqipëria

Rama i refuzon glikonë familjes nga Përmeti, e zonja e shtëpisë: Jeni shumë kokëfortë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 17:51
Edi Rama me familjen nga Përmeti

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen Karaj në Tiranë, ku u ka dhuruar librat Greisit dhe Reit. Gjatë bashkëbisedimit, kreu i qeverisë është ndalur tek disa nga momentet më kyçe të reformimit të sistemi arsimor, siç i quajti ai, duke përmendur edhe risitë e këtij viti, siç është një prej tyre ndalimi i celularit në shkolla.

Në fund të këtij takimi, ku ndodhej i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtoresha e shkollës “Ali Demi”, Dorina Kuka, zonja e shtëpisë ka shpejtuar t’i qirasë me gliko mysafirët e saj.

Por pavarësisht insistimit të zonjës Karaj, kryeministri Rama nuk ka pranuar.

“Insistojmë që ta provoni glikonë tonë, se jemi me origjinë nga Përmeti”, u shpreh zonja Karaj.

“Epo unë nuk jam nga Përmeti, dhe e kam kokën shumë të fortë”, tha kryeministri Rama, duke u çuar në këmbë, e për t’u larguar.

E teksa po i përcillnin mysafirët, zonja e shtëpisë nuk ngurroi t’ia përmendte edhe njëherë kryeministrit Rama “refuzimin” e glikosë, “Shumë të fortë e kishit kokën me gjithë mend”.

“Po shumë të fortë e kam kokën”, ia pret kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...