Ushtria amerikane stërvitje të përbashkët me atë shqiptare

Shqipëria

Ushtria amerikane stërvitje të përbashkët me atë shqiptare

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 21:35
Pamje nga ushtrimet

Ushtarët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në skuadrën Charlie dhe ushtarët e Forcat e Armatosura të Shqipërisë,  sapo kanë përfunduar një stërvitje të përbashkët në bazën McGuire-Dix-Lakehurst. Ka qenë vetë  Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ajo që ka postuar edhe foto nga stërvitja e përbashkët e ushtrive.

“Ushtarët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në skuadrën Charlie, Batalionin e 2-të, të Këmbësorisë së 113-të, të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey, dhe ushtarët e Forcat e Armatosura të Shqipërisë, përfunduan një stërvitje të përbashkët në bazën McGuire-Dix-Lakehurst. Shqipëria ka qenë një shtet partner i New Jersey që në vitin 2001. Programi i Gardës Kombëtare për Shtetet Partnere është një program i Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, i cili menaxhohet nga Garda Kombëtare e cila lidh shtete të SHBA me vende partnere në botë, me qëllimin për të mbështetur objektivat për bashkëpunim të Komandave Luftarake gjeografike në fushën e sigurisë. Për më shumë foto nga trajnimi i përbashkët, shihni albumin në faqen e Gardës Kombëtare të New Jersey në Flickr https://flic.kr/s/aHsmgZZU6N”, shkruhet në postimin e publikuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat