Nikolla tek shkolla “Kosova”: Një mesazh për të gjithë mësuesit - Bota Sot
Nikolla tek shkolla “Kosova”: Një mesazh për të gjithë mësuesit

Shqipëria

Nikolla tek shkolla “Kosova”: Një mesazh për të gjithë mësuesit

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 10:14
Lindita Nikolla në shkollën “Kosova”

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zgjedhur bashkë me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj shkollën “Kosova” për të uruar ditën e parë të shkollës, 17 vite pas mbylljes dhe shembjes së saj.

“Sot kemi 600 nxënës dhe 26 mësues tek kjo shkollë. Ajo që e bënte të veçantë shkollën “Kosova” ishte stafi pedagogjik, ku shume mësues ishin mentor”, u shpreh Nikolla teksa ka theksuar se vëmendja e institucionit që ajo përfaqëson, e jo vetëm, është për infrastrukturë të re në çdo shkollë.

Më tej ministrja e Arsmit ka edhe një mesazh për të gjithë mësuesit: “Një mesazh për të gjithë mësuesit, pa pasionin e mendjes dhe dashurinë e zemrës këto mbeten vetëm mure. Në shkollë të rikonstruktuara apo jo ne duhet te fillojmë me urimin më të mirë. Vijoni të falni nga pasioni juaj. Ne do t’i përmbushim te gjitha sfidat. Ju nuk jeni vetëm!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...